I është komunikuar masa “arrest me burg” Nuredin Dumanit, një prej të shumëkërkuarve të Drejtësisë Shqiptare i cili u arrestua me 29 mars, pas një shkëmbimi zjarri në periferi të Elbasanit.
Dumani u kap në një apartament në lagjen “Apollonia” në Fier, ndërsa ishte i plagosur. Plumbin në kurriz, Nuredin Dumani e mori gjatë një shkëmbim zjarri në aksin rrugor Elbasan-Cerrik, në afërsi të fshatit Papër.
Pas arrestimit, Dumani u transportua te “Trauma”. Pikërisht në sallën ku ai është shtruar i është komunikuar edhe masa e arrestit. /abcnews.al/