Vendimi: Gjyqi Luftëtari-Demo, zbulohet e ardhmja e mbrojtësit bluzi

schedule10:54 - 30 Janar, 2020

schedule 10:54 - 30 Janar, 2020

Aurel Demo kishte kërkuar të zgjidhte marrëveshjen me Luftëtarin, për shkak se në Gjirokastër ai nuk ishte paguar. Për këtë arsye ai kishte njoftuar me shkresë klubin dhe FSHF-në, sikurse e thotë rregullorja.

Luftëtari duhet ta shlyente atë për 15 ditë dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur. Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve është mbledhur sot dhe ka vendosur që të mos e lejojë Demon të largohet nga gjirokastritët, bëjnë me dije burime të ABC News pranë FSHF.

DHKZK i ka dhënë ultimatum klubit të Luftëtarit që të shlyejë futbollistin dhe kjo lëvizje praktikisht e lë Demon në Gjirokastër të paktën deri në fund të këtij kampionati. Lojtari kishte disa oferta, me Kukësin që e kërkonte me ngulm për të dubluar krahun e djathtë të prapavijës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!