Gjykata e Posaçme sekuestron kompleksin “Golden” dhe pronat e Altin Hajrit në Shijak

16:01 | 27/02/202016:010

Gjykata e Posaçme konfirmon OFL-në dhe SPAK-un, sekuestron kompleksin “Golden” dhe pronat e Hajrajve në Shijak.

Abcnews.al mëson  se “sot u dha vendimi për vendosjen nën sekuestro të pronave te shtetasit Altin Hajri e konkretisht i kompleksit “Golden Resort”, ne Xhafzotaj , Pjezë , Durrës. karburantit “ALT- OIL 2008” dhe i nje vilë dy kateshe në Pjeze Shijak Durres.

Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normatin nr. 1 datë 31.01.2020 mbi subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 te KP. Vendimi i është dërguar për ekzekutim Angjensisë po sot dhe për njoftim shtetasit Drejtorit të Pergjithshëm të Policisë, Prokurorisë se Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri”.

Kështu gjykata konfirmoi sekuestron që vendosi më herët Operacioni Forca e Ligjit.

Kujtojmë se Altin Hajri është në kërkim, pasi akuzohet për çështjen e Jan Prengës, i cili u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe u dërgua në kopleksin “Golden”, ku edhe humbi jetën. Ndërkaq, trupi i Jan Prengës vijon të jetë i zhdukur. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono