Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Apelit pushon çështjen “Basha” për lobimin rus

schedule13:36 - 14 Maj, 2020

schedule 13:36 - 14 Maj, 2020

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të dokumentacioneve të vëna në dispozicion dhe pa prezencën e palëve, ka pushuar çështjen për lobimin rus për kreun e PD Lulzim Basha.

Këtë të enjte Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Penale me 13 janare cila pushoi çështjen Basha me argumentin se nuk kishte vepër penale.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso nga studio e Abc News është shprehur se ishte një vendim i pritshëm.

Më vjen mirë se me anë të kësaj vendimarrje gjykata vertetoi atë që opozita kishte thën që në fillim se ishte thjesht një shashkë e hedhur ndaj opozitës. Ishte një mungesë të plotë provash ndaj nuk kishte si të merrej një vendim tillë.Nga pikpamja profesionale mbetet kurioz për të parë arsyetimin, por në opinionin si profesionist isha i sigurt se kështu do të mbyllej”, është shpehur Kaso.

Lexo edhe: Gjyqi i Bashës, Avokati: Palët nuk sollën prova, gjykata vendos brenda 15 ditësh

Ndërkaq, kujtojmë se prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Bashën, Ristanin dhe Dervishin per falsifikim dokumentash.

Gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme  hetimet në lidhje me këtë ccështje dhe ka rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë. Prokuroria nuk ka qenë dakord me këtë vendim dhe vendosi ta apelonte, por gjykata e Apelit vendosi përfundimisht mbylljen e kësaj dosje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!