Gjykata e Apelit jep vendimin për Henri Çilin

schedule16:07 - 6 Prill, 2020

schedule 16:07 - 6 Prill, 2020

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka  lënë në fuqi vendimin “detyrim paraqitje” për botuesin Henri Çili. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews. al se apeli në Gjirokastër ka rrëzuar pertendimet e prokurorisë për operacionin “Mezhgorani”.

Ky vendim vjen pasi Prokuroria e Përmetit apeloi vendimin e Gjykatës së Përmetit për të lënë të lirë botuesin.

Botuesi u arrestua pak kohë më parë i akuzuar për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Ndërsa prokurori i Apelit në Gjirokastër ka rrëzuar 4 prej tyre. Gjatë operacionit “Mezhgorani” u arrestuan 31 persona.

Pas disa orëve në qeli, Çili u lirua nga gjykata e Përmetit, e cila dha “detyrim paraqitje” për botuesin. Ndërkohë ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Apeli i Gjirokastrës. Sakaq, botuesi i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj  tij, ndërsa është shprehur se arrestimi i tij ishte bërë në shkelje të procedurave ligjore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!