Arrestimet e operacionit “Mezhgorani” , lirohet nga qelia Adil Aliko

schedule12:01 - 1 Qershor, 2021

schedule 12:01 - 1 Qershor, 2021

Adil Aliko, i arrestuar disa muaj më parë për të njëjtën dosje me Henri Çilin, është liruar nga Gjykata e Posaçme, duke u lënë në detyrim paraqitje.

Ka qenë vetë Prokuroria që ka kërkuar ndryshim mase, kërkesë që u pranua nga Gjykata.

Sipas dosjes hetimore të zbardhur nga abcnews.al, hetimi ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020. Në qendër të hetimit kanë qenë fillimisht kunati i Henri Çilit Gazmir Ajdinaj dhe vëllezërit Aliko. Grupi ku ishte përfshirë Ajdinaj merrej me trafik të lëndëve eksplozive dhe drogës. Grupi ushtronte aktivitet në Gjirokastër, Këlcyrë dhe Shkodër.

Gjatë përgjimeve, është konstatuar një telefonatë mes Gazmir Ajdinajt, i cili rezulton të jetë vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit dhe Adil Alikos nga Lazarati, i cili rezulton të jetë babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar respektivisht me burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë operacionit kundër kultivimit të drogës në Lazarat.

/abcnews.al/