Shijak- Një trup i pa jetë është gjetur në Gjepalaj të Shijakut. Sipas policisë viktima është gjetur rreth orës 21:45 në një parcelë toke.
Kufoma ka qenë e dekompozuar dhe dyshohet se i përket një endacaku. Paraprakisht nuk raportohet se trupi të ketë shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës./abcnews.al/