Është gjetur në Fushë-Krujë vajza e mitur që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur në Vlorë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se babai i 15 vjeçares e ka kërkuar fillimisht në Berat, por nuk ka e gjetur. Më pas ai e ka gjetur në një banesë ne Fushë-Krujë.
15-vjeçarja Ergita Liço rezultonte prej tre ditësh e zhdukur.
Ditën e sotme babai i adoleshentes tha se vajza është parë për herë të fundit në një hotel në Lushnje. Babai shprehej se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj. /abcnews.al