Gjendet i vdekur njeriu i besuar i “bosit të bosëve”, misteri pas ngjarjes tragjike

schedule12:08 - 29 Nëntor, 2021

schedule 12:08 - 29 Nëntor, 2021

Policia italiane ka gjetur trupin e pajetë në shinat e trenit të një personazhi të njohur të mafias. “TGCom” raporton se 80-vjeçari Salvatore Di Gangi, i konsideruar si krahu i djathtë i Toto Riina-s u gjet i pajetë në shinat e trenit, brenda një tuneli në Genova.

Ai ishte arrestuar dhe dënuar me herët me 17 vite burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe krime të tjera.

Di Gangi ishte liruar nga burgu për shkak të moshës së thyer dhe problemeve shëndetësore, por ngjarja ka bërë që policia të rifillojë hetimet mbi procedurat që çuan në rifitimin e lirisë prej tij pasi siç u pa, ai nuk ishte aq sëmurë sa të mos lëvizte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!