Gjashtë viktima dhe 465 të infektuar në 24 orët e fundit

schedule16:43 - 20 Nëntor, 2021

schedule 16:43 - 20 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjashtë qytetarë. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,660 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin 465 qytetarë.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.

Ndërsa, aktualisht janë 8175 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç.

Janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 465
Të shëruar në 24 orë 531
Të shtruar në spitale 139
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3660

Testime totale 1,368,612
Raste pozitive 195,988
Raste të shëruara 184,778
Raste Aktive 8,175
Humbje jete 3,035

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4376
Fier 711
Gjirokastër 528
Berat 460
Shkodër 456
Durrës 420
Elbasan 356
Vlorë 342
Korçë 227
Lezhë 165
Dibër 71
Kukës 63  /abcnews.al/