Gati për luftë, Vuçiçi ngre në këmbë ushtrinë serbe kundër Kosovës, a do ta tolerojnë më Beogradin?!

schedule14:08 - 1 Nëntor, 2022

schedule 14:08 - 1 Nëntor, 2022

Ndërkohë që flet për Ballkanin e Hapur dhe merr fonde nga BE, Presidenti i Serbisë Vuçiç është gjithashtu edhe njëri prej politikanëve që nxit vazhdimisht tensione në rajon.

Mediat serbe raportojnë me lajm të fundit se ushtria serbe është ngritur tashmë në nivelin e gatishmërisë luftarake pas një urdhri të dhënë nga Presidenti Vuiçiç.

Lajmi është dhënë nga ministri i mbrotjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç.

Ai tha për Happy TV se Serbia është një shtet serioz dhe kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të luajë “lojëra lufte”.

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe mbrojmë një dialog,” shtoi ai.

Ai tha se ushtria është e përgatitur të zbatojë të gjitha urdhrat e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura dhe presidentit serb Vuçiç, duke mbrojtur të gjithë qytetarët serbë, përfshirë serbët në Kosovë, dhe se “askush nuk duhet të dyshojë në këtë”.

“Serbia është në favor të dialogut. Është më mirë të negociosh për një mijë ditë, sesa të kalosh një ditë të vetme në llogore”, shtoi ai.

Gjithçka po ndodh teksa Kosova është duke tentuar të zbatojë parimin e reciprocitetit për targat e makinave të serbve që jetojnë në Kosovë, gjë që e ka shtyrë deri më tani pas kërkesave të amerikanëve dhe Bashkimit Europian, raporton abcnews.al.

Serbia është duke luajtur një lojë të dyfishtë si me vendet e rajonit ashtu edhe me BE-në teksa është një shtet që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, në një kohë që të gjitha vendet e rajonit e kanë bërë këtë.

Serbia është furnizuar me avionë dhe tanke nga Rusia si edhe raketa të mbrojtjes ajrore nga Kina duke u kthyer në një faktor destabiliteti në Ballkan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!