Futen mbështetësit e Berishës, çfarë po ndodh brenda selisë së PD, mbërrin ish-kryeministri

schedule11:47 - 8 Janar, 2022

schedule 11:47 - 8 Janar, 2022

Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty. Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

Një pjesë e mbështetësve janë futur në katin e parë të selisë së PD-së, ku mungon ndriçimi, ndërsa dyert e tjera janë të mbyllura.

Ata nuk po tentojnë të ngjiten në katin e sipërm pasi presin mbërritjen e Berishës në seli.

Më herët, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar vetëpërmbajtje nga mbështetësit e tij pasi sipas tij lëvizja e tyre ishte paqësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!