Furtunë në policinë e Lushnjes pas vrasjeve të bujshme: Kush ikën dhe kush vjen

schedule12:23 - 15 Janar, 2020

schedule 12:23 - 15 Janar, 2020

Krimet e shumta të kohëve të fundit në Lushnje kanë shkaktuar furtunë në komisariatin e këtij qyteti.

Abcnews.al mëson se është shkarkuar shefi i komisariatit të Policisë, Elton Pepa dhe në vend të tij ka ardhur Ardian metani.

Për të forcuar strukturën e këtij komisariati është emëruar shef krimesh Klodian Jashari si edhe shef rendi Julian Çela.

Vrasjet

Gjatë vitit të fundit në Lushnje kanë ndodhur një mori vrasjesh mafioze duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997 në qytet.

Në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën.

Po ashtu, në 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit i dënuar me burgim të përjetshëm si pjestar i bandës së Lushnjes. Enver Boriçi gjithashtu ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, te vrare ne vitin 2017

Për të dyja këto vrasje nuk ka asnjë të arrestuar apo shpallur në kërkim, gjë e cila duket se ka çuar në marrjen e masave për komisariatin e Lushnjes. /abcnews.al