Furgonin plotë me medikamente kontrabandë, arrestohen 2 doganierët në Durrës e 2 pronarët

schedule11:30 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:30 - 21 Tetor, 2021

Durrës – 4 persona, 2 prej tyre me detyrë doganier në portin e Durrësit janë arrestuar nga policia.

Mësohet se të arrestuarit janë Granit Kerxhaliu, 35 vjeç, banues në Kukës dhe Behar Lleshi., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër. Po ashtu në pranga kanë rënë Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Sheh, 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia ka ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin Granit Kerxhaliu dhe pronar shtetasin Behar Lleshi Gjatë, pas kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen, pa dokumentacionin përkatës.

Ndërkohë dy doganierët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Njoftimi i policisë: 

Durrës -Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës.

Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre doganierë.

Sekuestrohen një sasi medikamentesh, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, shtetasit:

G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!