Formacionet e Maqedoni e Veriut-Kosovë, Challandes me shumë ndryshime të detyruara

schedule19:29 - 8 Tetor, 2020

schedule 19:29 - 8 Tetor, 2020

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Maqedoni-Kosovës, gjysmëfinale e Play-Off të UEFA Nations League. Kjo është sfida më e rëndësishme në historinë e përfaqësueses së Kosovës dhe Challandes ka zgjedhur 11 “luftëtarët”.

Në portë, është Muric, ndërsa në mbrojtje ka ndryshime. Dresevic luan në vend të kapitenit Rrahmani, së bashku me Alitin në qendër të mbrojtjes. Vojvoda luan në të djathtë, ndërsa krahun tjetër e mbulon Kololli.

Valon Berisha dhe Herolind Shala luajnë para mbrojtjes, ndërsa Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Hadërgjonaj, do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Atdhe Nuhiu, që zëvendëson bomberin Vedat Muriqi./abcnews.al

KOSOVA: Muric, Vojvoda, Aliti, Dresevic, Kololli, Berisha, Shala, Hadergjonaj, Celina, Zeneli, Nuhiu. Trajner: Bernard Challandes