Partizani, pritës, ka një grup që i ofron shumë mundësi trajnerit Franco Lerda. Italiani rikthehet te skema me tre mbrojtës, me Bitrin që i bashkohet Belicës dhe rumunit Boldor. Në portë i padiskutueshëm është Alban Hoxha, kurse qendra e mesfushës është ribëtë. Cordeiro mbetet titullar, ndërkohë që nga fillimi e nisin Romero dhe Alessio Hyseni. Nga krahët nuk ka lëvizje, me dyshen Idrizaj-Trashi që do të ndihmojnë mbrojtjen dhe sulmin. Asani dhe Çinari janë të sakrifikuarit, pasi Solomon e Bardhi janë të preferuarit e Lerda për repartin ofensiv këtë herë.
Formacioni i Partizanit: Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Idrizaj, Cordeiro, Romero, Hyseni, Trashi, Bardhi, Solomon.
Egbo do ta drejtojë ekipin bardheblu në derbi dhe sonte Tirana do të jetë ndryshe. Gentian Muça u paraqit mirë me Kukësin dhe e nisi sërish nga fillimi, ndërkohë që luajnë edhe Doka, Vangjeli i Hoxhallari në prapavijë. Cobbinah ia ka dalë të rikuperohet dhe luan në mesfushë me Bathën dhe Çelhakën, kurse në sulm Ngoo do të ketë mbështetjen e Torassa dhe Halili.
Formacioni i Tiranës: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Doka, Torassa, Ngo.
ARBITRAT – Derbi është ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave dhe normalisht një që mban stemën e FIFA-s do të vendosë drejtësi. Enea Jorgji është i përzgjedhuri nga FSHF, ndërkohë që anësorë do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. I katërt është Dojando Myftari. Normalisht për këtë ndeshje ka edhe arbitra linje. Arbitri që mbajti derbin e parë këtë sezon, Kridens Meta, do të jenë pas portave për të ndihmuar arbitrin kryesor të takimit, sikurse edhe Ardian Beqiri. /abcnews.al