Arrestohet në Dubai Florenc Çapja. I konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, ABC mëson se Çapja është prangosur në Dubai, ndërsa tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë për t’u përballuar me akuzat që ka ngritur prokuroria e Elbasanit.
Por për cfarë akuzohet?
Florenc Çapja akuzohet për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir në gusht të vitit 2012. Ky i fundit akuzohej se në bashkëpunim me të tjerë kishte ekzekutuar Sokol Çapjan në dhjetor të vitit 2005 në Elbasan.
Dosja u rikthye edhe njëherë në duart e drejtësisë pas dëshmisë së dhënë një vit më parë nga i penduari Ervis Bardhi, i cili pranoi se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin.
Ervis Bardhi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa rrëfeu se porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin e morën pikërisht nga Ardjan dhe Florenc Çapja.
“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Kryerja e vrasjes ishte e vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij” tha thënë Bardhi.
Prokuroria akuzon Jorgo Lekun si organizator të kësaj vrasjeje pasi kishte marrë porosinë nga Çapajt, me të cilët kishte lidhje familjare nga ana e bashkëshortes. Ndër të tjera, Ervis Bardhi shprehej se anëtarë të fisit Çapja e kishin ndjekur fillimisht atë gjatë hyrje-daljeve në familjen e Gentjan Beqirit, fakt që nuk provohet nga prokuroria.
Më pas ai tregoi se një pasdite ishin marrë në makinë nga Klajdi Dokoli dhe bashkë me Olsi Lekun (Jorgo Leku) dhe Etjen Canin ishin dërguar në shtëpinë e Çapajve në dalje të Elbasanit në drejtim të Librazhdit. Ky është momenti që sipas Bardhit kanë marrë porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin (lexo ketu të plotë)./ Abcnews.al