Flet nga spitali Silva Bino: Kalova një formë të rëndë të COVID-19

schedule13:14 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:14 - 8 Tetor, 2020

Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino në një komunikim online me gazetarët është shprehur se ka kaluar një formë të rëndë të COVID-19, ndërsa tashmë është drejt rikuperimit.

Bino po ashtu ka bërë një apel ndërgjegjësues për qytetarët duke treguar se koronavirusi nuk është grip.

Ajo shtoi se COVID-19 është sëmundje serioze e cila ka disa forma më të rënda.

Gjithashtu Bino bën apel që qytetarët të vaksinohen pasi vaksina ndaj gripit është e nevojshme pasi në këtë mënyrë mund të parandalohet prekja në gripi dhe nga koronavirusi.

 “COVID-19 nuk është grip dhe gripi është një sëmundje serioze, por covid-i është edhe më serioze, pasi ka disa forma të rënda të vetat. Unë kalova formë të rëndë të COVID-19, por erdha në kohën e duhur në spital. Qe të parandalojmë të prekemi nga gripi dhe nga COVID-19 është i nevojshëm vaksinimi ndaj gripit. Unë jam ende në spital dhe po rikuperohem. Jam në gjendje më të mirë. Jua rekomandoj të gjithëve të vaksinohen”, është shprehur Bino.

Lexo edhe: Lexo edhe: Silva Bino me koronavirus, shtrohet në spital

Silva Bino u konfirmua pozitiv e cila më pas u shtrua në spitalin Infektiv, ku edhe vijon të marrë trajtimin mjekësor.

Pas njoftimit se Bino rezultoi pozitiv për COVID-19, pati reagime edhe në rrjete sociale nga kolegë si edhe nga Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila i uroi shërim të shpejtë.

Nga ana tjetër mjeku i njohur Skënder Brataj pas infektimit të shefes së Shërbimit Epidemiologjik u shpreh: Edhe doktoreshë Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoreshë Silva”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!