Nëna e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt tre ditë më parë në plazhin e Velipojës pasi kishte dalë për xhiro me Indrit Bajraktarin, ka deklaruar përpara grupit hetimor se e bija i kishte thënë se do dilte për kafe me një shok.
Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës, pa dhënë detaje të tjera lidhur me raporton me 25-vjeçarin.
“Vajza më ka thënë mua se po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur ajo.
Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.
Në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit, ai ka thënë se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.
Abc News ka zbuluar se grupi hetimor që po merret me çështjen e mbytjes së 17 vjecares nga Bathorja në Velipojë e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale.
Indrit Bajraktari nga ana tjetër, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez dhe në pritje të një fëmije. /abcnews.al