84 mijë euro: Bënë “kërdinë” duke vjedhur kartat bankare, kapen 3 persona në Durrës

schedule09:43 - 27 Maj, 2020

schedule 09:43 - 27 Maj, 2020

Tre persona janë vënë në prangat e Policisë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë përfituar 84 mijë euro nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës u arrestuan nga operacioni policor i koduar “BOOKING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Tashmë aterialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. /abcnews.al