Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjeisn ekësaj të mërlkure në Tiranë ku një fadromë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë derës së shtëpisë se viktimës Xhelal Lika, në rrugën “Ramazan Gaxherri”.
Burime për Abc News bëjnë me dije se mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, i cili ka përplasur për vdekje shtetasin XH.L., 58 vjeç, dyshohet se ka pasur defekt teknik.
Ndërkohë drejtuesi i fadromës është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al