Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Edhe Senat krahas Parlamentit”: Basha propozon reformë radikale për qeverisjen e vendit

schedule14:27 - 6 Mars, 2020

schedule 14:27 - 6 Mars, 2020

Kreu i PD Lulzim Basha ka prezantuar platformën për reformimin e sistemit zgjedhor. Këtë platformë kreu i PD e prezantoi gjatë një takimi me të rinj dhe intelektualë, ku vë theksin se sistemi zgjedhor duhet jo vendim i partive politike, por i popullit.

Mes të tjerash Basha propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

Lexo edhe: “Po saboton tryezën për Reformën Zgjedhore”: Gjiknuri, kundër propozimit të Bashës pë Senatin

Platforma e prezantuar nga kreu i demokratëve përmban 18 pika, ku sipas tij qeveria kalimtare është garante për votën e lirë. Po ashtu thotë Basha thotë se duhen ndryshime të thella, për të fituar betejën për ndërtimin e një shteti i cili punon për njerëzit e thjeshtë.

Platforma e plotë e propozuar nga Lulzim Basha:

    1. Basha në takim me të rinj dhe intelektualë prezanton platformën për reformimin e sistemit. Sistemi zgjedhor jo vendim i partive politike, por i popullit.
    2. Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat.
    3. Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur.
    4. Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.
    5. Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre.
    6. Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.
    7. Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.
    8. Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë.
    9. Basha për sistemin zgjedhor: Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike.
    10. Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.
    11. Basha propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.
    12. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.
    13. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat.
    14. Basha sjell shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma.
    15. Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.
    16. Basha i vendosur për reformën zgjedhore. Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm.
    17. Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE.
    18. Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!