Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë, ndërron jetë në spital 11-vjeçarja nga Tirana

schedule09:10 - 3 Korrik, 2022

schedule 09:10 - 3 Korrik, 2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një 11-vjeçare e cila ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, ditën e djeshme e mitura është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Por 11-vjeçarja nuk ka mundur t’ia dalë dhe sot rreth orës 08:35 ka ndërruar jetë në spital.

Lajmi konfirmohet nga stafi mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!