E FUNDIT/ U shkarkua nga KPA, Meta fton Besnik Muçin në Presidencë

schedule13:32 - 22 Nëntor, 2019

schedule 13:32 - 22 Nëntor, 2019

Prokurori i shkarkuar tashmë nga KPA, Besnik Muçi është ftuar në një takim nga Presidenti Ilir Meta pak orë pasi ai hyri normalisht në zyrën e tij tek Gjykata Kushtetuese, pavarësisht vendimit të djeshëm.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije për abcnews.al se Muçi pritet të mbërrijë në këtë institucion nga momenti në moment.

Muçi ishte dekreti i parë i Presidentit Meta për në Gjykatën Kushtetuese, por u shkarkua dje nga KPA me argumentin se kishte thyer besimin e publikut për shkak të lidhjeve me elementë të papërshtatshëm.

Një tjetër argument për shkarkimin e tij ishte edhe pasuria, por në një deklaratë më pas, Muçi tha se nuk njeh vendimin e KPA-së, pasi në rastet kur kemi të bëjmë me një anëtar të Kushtetueses, është vetëm kjo e fundit që vendos për shkarkimin ose jo të një anëtari të saj. /abcnews.al