Vrasje dhe atentate, dosja e Nuredin Dumanit dërgohet në SPAK

schedule14:24 - 18 Prill, 2022

schedule 14:24 - 18 Prill, 2022

Prokuroria e Elbasanit ka çuar në SPAK dosjen e Nuredin Dumanit. Ky i fundit u arrestua pak javë më parë në Fier pas një atentati ndaj tij, ndërsa dyshohet për të paktën 7 vrasje nga prokuroria.

Burime për ABC bëjnë të ditur se krahas dosjes së Dumanit, në SPAK janë dërguar edhe dosje të tjera për krime të rëndë. Mësohet se një nga dosjet e transferuar në SPAK janë edhe ajo e vrasjes së  Andi Zylyfit dhe Albi Bahos, të dy të ekzekutuar në aksin Elbasan-Peqin.

Është dërguar në SPAK edhe dosja e ekzekutimit të trefishtë në Elbasan ku mbeti i vrarë, Indrit Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay.  Mikael Qose është emri i njërit prej personave që akuzohen lidhur me ekzekutimin e tre personave në Elbasan. Të tre ata mbetën të vrarë brenda në automjetin tip ‘Range Rover’ me targa rumune në segmentin Elbasan- Metalurgji, teksa ktheheshin nga një darkë familjare në fshatin Përparim të Peqinit, të tre shtetasit u ekzekutuan në prani të familjarëve të tyre, nga breshëri kallashnikovi. Nga hetimet e kryera nga drejtoria e policisë Elbasan dhe prokuroria e rrethit gjyqësor e këtij qyteti, rezulton se autori i ka ndjekur dhe vëzhguar viktimat nga njësia administrative Papër deri në vendin ku u krye dhe atentati.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!