Dorëhiqet nga drejtimi i LSI-së Monika Kryemadhi, i kalon stafetën Ilir Metës

schedule20:35 - 25 Korrik, 2022

schedule 20:35 - 25 Korrik, 2022

Monika Kryemadhi i ka kaluar drejtimin e partisë bashkëshortit të saj, Ilir Meta pasi ky i fundit dorëzoi ditën e djeshme mandatin e Presidenti dhe deklaroi se do të rikthehej në politikën aktive. Lajmi u bë i ditur gjatë Konventës Kombëtare që LSI mbajti ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Bramllari ai që lexoi ndryshimet e Statutit të cilat hynë në fuqi.

Braimllari: Komiteti Organizator. Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë. I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë./Abcnews.al. 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!