Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Digjet servisi i makinave në Tiranë, nuk ka dëme në njerëz

schedule14:36 - 28 Prill, 2020

schedule 14:36 - 28 Prill, 2020

Një godinë dy katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Zjarri vijoi disa minuta dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si edhe policia.

Mësohet se banesa dy katëshe ishte bosh dhe në katin e saj të parë ishte një servis makinash.

Gazetarja Glidona Daci raporton se zjarri ka nisur pas një shkëndije elektrike në katin e dytë të godinës, e cila përdorej si depo në shërbim të servisit që ishte në katin e parë të saj. Në katin e dytë gjendeshin goma dhe materiale të tjera.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka dëme në njerëz.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 14:20, në vendin e quajtur “Flamuri Gjerman”, në servisin në pronësi të shtetasit E.L, ka rënë zjarr, ku ka vetëm deme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!