VIDEO/ Detaje, si u grabit me pistoletë lodër pika e “Kredo” në Durrës

schedule15:05 - 8 Shkurt, 2020

schedule 15:05 - 8 Shkurt, 2020

Pika e institucionit të dhënies së kredive në Durrës “Kredo” është grabitur në mes të ditës. Një person ia maskuar ka hyrë brenda dhe nën kërcenimin enjë pistolete lodër ka arritur të marrë 100 000 lekë që ndodheshin në banak.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pika e “Kredo.al” e grabitur ndodhet në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ndërkohë në njoftimin paraprak nga policia bëhet me dije se një person ende i paidentifikuar dyshohet ta ketë realizuar grabitjen nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë (pistolete loder).

Lexo më tepër: Durrësi është plotë me policë, por grabitësit nuk i bëri syri “tërr”

Durrës/Informacion paraprak

Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!