FOTOLAJM/ Nis takimi i nivelit të lartë Ukrainë-Rusi

schedule09:44 - 10 Mars, 2022

schedule 09:44 - 10 Mars, 2022

Një takim mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba, është duke u zhvilluar në Turqi.

Ai u ndërmjetësua nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Fotot e takimit shfaqnin të dy të ulur përballë njëri-tjetrit. /abcnews.al/

Takimi do të zgjasë një orë e gjysmë dhe në fund të tij pritet që delegacionet të dalin në një deklaratë për shtyp veçmas. Siç raportojnë mediat turke, dy delegacionet nuk do të kenë kontakt tjetër përveç takimit që do të zgjasë një orë e gjysmë, ndërsa rusët mësohet se janë vendosur në një hotel të sigurisë së lartë, me xhama të blinduar dhe mure të rrethuar nga fletë çeliku të trasha, përcjell abcnews.al.

Lexo edhe: “Ata janë shumë pranë paqes, por me dhimbje për Ukrainën”: A po mbaron lufta? Izraelitët zbulojnë detajet

Ndërkohë, ukrasinasit po qendrojnë në një hotel tjetër me pesë yje, por me elementë sigurie më të ulët.

Takimi është duke u kryer në hotelin Regnum Carya në Belek, i cili është rrethuar nga bllokues valësh dhe qindra policë dhe agjentë të shërbimeve sekrete turke, ruse dhe ukrainase. Krahas bllokuesve të valëve të celularit janë vendosur edhe bllokues valësh për dronët në mënyrë që të mos lejohet asgjë të fluturojë për aq kohë sa liderët janë aty.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!