Ndërron jetë nga koronavirusi 21-vjeçari nga Elbasani, u intubua një natë më parë

schedule23:35 - 22 Tetor, 2020

schedule 23:35 - 22 Tetor, 2020

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja për abcnews.al se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga qyteti i Elbasanit me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19. Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e djeshme ai është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Në përditësimin e të enjtes pasdite, Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!