Abuzimet me çmimet e maskave dhe dezinfektuesve, nis hetimi ndaj farmacive

schedule12:56 - 25 Shkurt, 2020

schedule 12:56 - 25 Shkurt, 2020

Frika dhe paniku nga virusi Covid ose Koronavirusi ka bërë që gjithë qytetarët të drejtohen në masë drejt farmacive dhe të blejnë maska mbrojtëse dhe dezinfektant.

Gjatë këtyre orëve të fundit janë raportuar se çmimet e këtyre produkteve mjekësore janë shumëfishuar. Gjithsesi ministria e shëndetësisë deklaroi se është duke monitoruar situatën në lidhje me çmimet edhe pse farmacitë janë treg privat.

 

Për këtë shqetësim të ngritur jo vetëm nga qytetarët për çmimet abuzive Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet.

Sipas prokurorisë hetimet nisën pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve për shumëfishim të çmimit t maskave dhe dezinfektantëve.

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit. Hetimet nisen pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve për shumëfishim të çmimit të maskave dhe dezinfektantëve. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!