Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Korce. Një perleshje me mjete te forta dyshohet se ka ndodhur mes dy personave një viktime. Burime nga policia kanë njoftuar se pas perleshjes se dy personave dyshohet se një prej tyre ka ndërruar jetë pasi është goditur me sëpatë në pjesën e kokës.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar autorin në polici. Ngjarja ka ndodhur te pazari i Korcës për shkak të një konflikti banal.
Viktima mësohet se është Dashnor Osmani që prej vitesh shiste banane në pazarin e Korcës.
vijon…/abcnews.al