Pogradec – Ditën e sotme rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në fshatin Buçimas, Pogradec, në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 58 vjeç.
Raportohet se viktima është Fatos Mekellari, banues në fshatin Buçimas.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.
/abcnews.al/