Bordi shtrenjton karburantet, sa do të shiten nafta dhe benzina nga nesër

schedule12:43 - 21 Mars, 2022

schedule 12:43 - 21 Mars, 2022

Bordi i Transparencës ka vendosur që të rrisë çmimin e karburanteve. Mësohet se duke filluar nga nesër, një litër naftë do të shitet me 221 lekë/ litri

Vendimi i Bordit erdhi pas shtrenjtimit të karburanteve në bursë. Sot, një fuçi naftë po shitet me mesatarisht 110-112 dollar, gjë që pritet të pasqyrohet edhe në Shqipëri.

Fakt është se rritja pasqyrohet menjëherë në tregun tonë, por kur çmimi i naftës ulet në bursa, ai nuk pasqyrohet fare ose vetëm pak. Kështu për shembull, kur çmimi i naftës në bursë ishte rreth 92 dollar, ai nuk zbriti më pak se 203 lekë/ litri në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!