Bie zjarr pranë një fabrike në Tiranë, ndërron jetë 64-vjeçari

schedule18:23 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 18:23 - 1 Dhjetor, 2020

Një 64-vjeçar me iniciale M.M. ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi vendroja ku ai strehohej pranë një fabrike në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në Misto Mame. Grupi hetimor tashmë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!