Tiranë- Një 67-vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga tarraca e një banese.
Raportohet se ngjarja e rëndë u shënua , rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”.
Dyshohet se aksidentalisht e moshuara ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi:
Tiranë- Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/