Një elektricist ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Rrogozhinë. Viktima është me inicialet S. Q. 62 vjeç.
Sipas njoftimit paraprak ai ishte duke punuar në një ndërtesë në fshatin Gosë.
Rreth orës 16:15, 62-vjeçari dyshohet se është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.
Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.
Grupi hetimor, sipas policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave./ Abcnews.al