EMRI/ Ra nga godina e universitetit privat, zbulohet identiteti i viktimës

schedule15:14 - 29 Janar, 2020

schedule 15:14 - 29 Janar, 2020

57 vjeçari Enver Levanaku ndërroi jetë mesditën e sotme pasi ra nga kati i tretë i godinës së Kolegjit Universitar “Qiriazi” në Tiranë.

Për arsye ende te paqarta ai u rrëzua nga kati i tretë duke mos patur mundësi të shpëtojë pavarësisht dërgimit në spital.

Levanaku punonte si roje në këtë institucion.

Gazetar Maksi Rama bën me dije se punonjësi ka rënë nga dritarja e katit të tretë duke humbur jetën në vend.

“Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!