Sali Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në Presidencë. Kreu i shtetit Ilir Met e ka thirrur në zyrë Berishën, si ish-President.
Gazetari Juxhin Mustafaraj bën të ditur për abcnews.al se Berisha është pritur nga Meta në derën kryesore të Presidencës.
Pas takimit me Metën pritet që Berisha të japë një konferencë për mediat.
Sakaq, Meta ka thirrur në takim edhe ish-Presidentët, Alfred Mosiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.
Ndërkohë, dje Meta u takua me ish-kreun e shtetit Rexhep Mejdanin. Takimet e Metës me ish-Presidentët e vendit vinë në kuadër të krizës politike në vend.
Pas takimit me ish-Presidentë Meta do të takohet sot në ora 17.30 me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile tëe angazhuara me monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi.
Mësohet se mes këtyre organizatave do të marrin pjesë në takim edhe përfaqësues të Fondacionit Shoqëria e Hapur (SOROS)./abcnews.al