Benz-i përplas 50-vjeçarin në Këlcyrë

schedule22:36 - 27 Qershor, 2022

schedule 22:36 - 27 Qershor, 2022

Një 29-vjeçar  duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur mbrëmjen e sotme në  vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës” një 50-vjeçar, banues në Këlcyrë.

50-vjeçari u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/ABCNEWS.AL/