“Gëzuar ditën e demokracisë!” Basha reagon për herë të parë pas dorëheqjes

schedule10:59 - 22 Mars, 2022

schedule 10:59 - 22 Mars, 2022

Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së mbrëmjes së djeshme. Ai u ndoq nga gazetarët dhe kamerat pas dorëheqjes mbrëmë, por nuk dha asnjë deklaratë, ndërkohë që sot në mëngjes ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 22 marsit, ku shqiptarët zgjodhën PD-në për t’i udhëhequr.

30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.

Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mire”, tha Basha duke theksuar se demokratët sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit.

Një ditë më parë, Lulzim Basha tha se do të bënte një hap pas nga drejtimi i partisë me qëllim ribashkimin e demokratëve, gjë që duket se i ka hapur rrugën zgjedhjeve në parti dhe gjetjen e një kryetari të ri.

Aktualisht, PD drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!