Bardhi sfidon sërish Berishën: Po i pate firmat silli t’i verifikojmë

schedule13:36 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:36 - 12 Nëntor, 2021

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi bëri thirrje edhe njëherë që firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit demokrat, nëse Sali Berisha i ka t’i dorëzojë në protokollin e selisë blu për t’i verifikuar dhe jo në zyrën e kreu të këshillit kombëtar të kësaj force politike, Edi Paloka.

Cdo anëtar i PD-së sot është fyer edhe me atë pakicë që kanë besuar te zoti Berisha. Edhe sikur janë të dhënat tonat, të jenë siguruar 1/8 apo 1/10 vullneti i tyre nuk mbyllet në kasafortë dhe të bëhet show. Edhe zëri i pakicës duhet të dëgjohet edhe nëse 1/10 e delegatëve duhet të dëgjohet nga partia.

Lexo edhePaloka: Formularët i kam unë, firmat verifikohen nga komisioni i mandateve, emrat të lexohen ditën e kuvendit 

Prandaj përsëris thirrjen time si sekretar i përgjithshëm i PD-së, që nxirrini firmat nga kasaforta me gazetarë që nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse janë nënshkrues të formularëve anëtarë të këshillit kombëtar, janë apo jo demokratë, janë apo jo gjallë apo janë apo jo në territorin e Shqipërisë. Respektoni institucionet e PD-së me transparencë të plotë” tha ai.

Numri dy i PD-së i rikujtoi Sali Berishës dhe grupit të tij të mbështetësve edhe një deklaratë të Flamur Nokës në 29 Tetor për procedurën që theksonte se procedura nis “Kur ¼ e firmave të delegatëve të depozitohen te selia qendrore ka një zyrë ku protokollohen shkresat” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!