Babai plagos me thikë djalin në Berat, i riu dërgohet në gjendje kritike për jetën te “Trauma”

schedule13:22 - 21 Mars, 2022

schedule 13:22 - 21 Mars, 2022

BERAT – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Pas një konflikti në familje, motivet e të cilit nuk dihen ende, 66-vjeçari Ramo Sheroku ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeç Andrea Sheroku, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. I plagosuri është transportuar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Repartin e Kirurgjisë.

Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se 32-vjeçari kishte marrë goditje në pjesën e kraharorit, afër mushkërive dhe për shkak të gjendjes së tij të rënduar mjekët e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Babai i djalit është shoqëruar në ambientet e DVP-së Berat dhe nga dëshmia e tij pritet të zbardhen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!