Atentati në Tiranë, reagon policia: Si u vra 49-vjeçari…mori disa plumba

schedule17:32 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 17:32 - 16 Dhjetor, 2022

Tiranë –  Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

/abcnews.al/