Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar vetëm 5 raste të reja me COVID nga 4 064 testime të kryera në total ndërkohë që nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë. Kështu Vlora futet sërish në hartën e të infektuarve, ndërsa Gjirokastra për herë të parë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID.
Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Në spitalin infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.
Statistika (22 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4,064
Testime totale 781,556
Raste pozitive 132,496
Raste të shëruara 129,941
Raste Aktive 100
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 33
Tiranë 30
Durrës 10
Berat 7
Lezhë 7
Elbasan 5
Dibër 3
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Vlora 1
m.v/abcnews.al