Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e enjte do të nisë zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.
“Të mërkurën do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore. Dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia kudo, kudo, kudo. Dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do të ketë asnjë mundësi për t’ju shmangur gjobave sepse do t’i zbatojmë me OSHEE”, tha Rama.
Ky vendim i qeverisë vjen në një kohë ku rastet me Covid-19 vijojnë të shtohen, ndërsa jemi edhe në sezonin e gripit.
LEXO EDHE: Qeveria bën të detyrueshme vendosjen e maskës edhe në rrugë: Si do të aplikohen gjobat
Rama tha se kontrollin e qytetarëve do të bëjnë policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Nëse dikush kapet pa maskë, ai do të gjobitet dhe shuma do t’i kalojë si detyrim tek fatura e energjisë elektrike.
LEXO EDHE: Maskë me detyrim në rrugë, Manastirliu zbulon tre skenarët në spitale
Sipas kryeministrit Rama mbajtja e maskës me detyrim edhe në ambiente publike është e vetmja mënyrë për të mos shkuar në një mbyllje të dytë.
Deri më sot maska ishte e detyruar për ambientet e mbyllura si dhe për përdoruesit e transportit publik. g.v/abcnews.al