Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK për çështjen e Inceneratorëve.
Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Ermal Vija se Subashi është paraqitur në ambientet e SPAK prej mesditës së sotme dhe po vazhdon të pyetet në cilësinë e deklaruesit.
SPAK nisi një hetim për Inceneratorët në gusht të vitit 2020 pas kallëzimeve të bëra në prokurori. Në lidhje me këtë dosje aktualisht ndodhet pas hekurave ish-Ministri Lefter Koka.
Paralelisht me hetimin nga SPAK është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar ku prej disa ditës ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merituar, por theksoi se kjo nuk hedh poshtë punën për të shëruar plagët mjedisore.
/abcnews.al