Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj foli në lidhje me propozimin e Taulant Ballës për të diskutuar veç në lidhje me emrat e mundshëm për President të Republikës duke iu përgjigjur kështu platformën së propozuar më herët nga demokratët.
Lidhur me këtë, Alibeaj tha se ata po marrin pjesë në proces ashtu siç parashikon Kushtetuta, por se do të negocionin hapur, para kamerave dhe para shqiptarëve dhe jo në dhoma të errëta duke theksuar kështu se nuk do të shkonin në orën 18:00 të flisnin me maxhorancën.
Alibeaj theksoi se në fillimisht duhej të caktoheshin kriteret e përzgjedhjes në mënyrë që personi që do të zgjidhej të kishte dinjitet dhe jo të shkohet direkt për te emri. Këta kanë qëllimin për të shtyrë ditët, për të trazuar ujërat dhe pastaj ta zgjedhin me votat e tyre.
Gjatë mbledhje së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se Presidenti nuk zgjidhej me letra siç çonte Alibeaj por duke u ulur dhe duke diskutuar nga afër.
Balla i kërkoi atij që të merrte të vetët dhe të shkonte të negocionet me të, Gjiknurin dhe Spiropalin për të dalë në një emër të pranueshëm. Ndërkohë, demokratët theksojnë se duhet të jenë ata që propozojnë emrin e Presidentit dhe jo të bëhen fasadë e procesit, në mënyrë që pastaj Rama ta zgjedhë kreun e shtetit me votat e tij në raundin e katërt dhe të pestë. /abcnews.al