Nga Dubai në Vlorë, tre të arrestuar për trafik-droge! Pjesë e grupit të Dritan Rexhepit

schedule09:52 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:52 - 17 Shtator, 2020

Një operacion i madh anti-drogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Prokurorët e Posaçëm kanë lëshuar 5 urdhër arreste, 3 prej të cilëve janë ekzekutuar.

Ata dyshohen si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, për llogari të grupit të strukturuar kriminal ku pjesë është edhe Dritan Rexhepi i cili prej vitesh ndodhet pas hekurave në një burg në Ekuador ku është dënuar për trafik kokaine.

Aksioni është finalizuar pas disa hetimeve të përbashkëta të cilat kanë nisur në Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, pasi trafiku i drogës dyshohet se është shtrirë deri në këto shtete.

Personat e arrestuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dyshohet se kanë sjellë në Europë tonelata me kokainë që vinin nga Ekuadori./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!