Një këmbësor është përplasur për vdekje në qendër të qytetit të Elbasanit.
Gazetari Aldo Kozarja tha për “ABC News” se drejtuesi i automjetit menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu mësohet se shoferi ka qenë duke ecur me shpejtësi marramendëse.
Viktima është i seksit mashkur, por nuk dihet ende gjë rreth identitetit të tij. /abcnews.al/